Samsunspor rikthehet te fitorja, Muja shënon në debutim; sulmuesit i mjafton 20 minuta në Turqi (video)

Arbnor Muja ka gjetur golin me Samsunspor, pikërisht në ndeshjen debutuese. Sulmuesi i kombëtares shënoi golin e dytë, që i dha fitoren 2 me 0 Samsunspor përballë Antalyaspor.

Goli erdhi në minutën e 91’, duke çuar peshë publikun vendas. Dhe pse u aktivizua vetëm në minutën e 70’, sulmuesi shqiptar tregoi vlerat e tij brenda 20 minutave.

Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 25-të të Superiores. Samsunspor ia doli të mposhtë Antalyaspor që renditet në vendin e 7. Me këto 3 pikë, klubi i ri i Mujës pozicionohet i 13-ti duke iu larguar zonës së ftohtë.

Related posts

FSHF del me NJOFTIM zyrtar, ja çfarë do të ndodhë me Kukësin dhe Butrintin për Kategorinë e Parë

Penalltitë “tradhtojnë” Kukësin, Bylisi B feston ngjitjen (video)

Sherr në ndeshjen e Play-Outit, ndeshja mbyllet me grushte mes lojtarëve (video)