Samiti i NATO-s/ Pallati mbretëror i Spanjës mirëpret 40 liderët botëror, mes tyre edhe Edi Rama

Pallati mbretëror i Spanjës ka hapur dyert për 40 liderët botëror për të festuar një darkë historike me rastin e Samitit të NATO-s që zhvillohet deri të enjten në Madrid.

Më shumë se 40 liderë botërorë janë pritur nga Felipe VI dhe gruaja e tij. Monarku priti Joe Biden, presidentin e Shteteve të Bashkuara, në bazën Torrejón de Ardoz dhe Letizia zhvilloi një takim me zonjën e parë, Jill Biden.

Po ashtu Kyriakos dhe Mareva Mitsotaki u pritën së fundmi nga Mbreti Felipe i Spanjës dhe gruaja e tij Mbretëresha Letitia, së bashku me të gjithë liderët e tjerë të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Kryeministër i Shqipërisë Edi Rama së bashku me Linda Ramën u pritën nga monarkët.

Teksa ka publikuar një video nga mbërritja në Pallatin Mbretëror, Rama shkruan në Facebook: “MIRËMËNGJES  dhe me këtë moment të hyrjes në pritjen e organizuar mbrëmë nga Madhëria e Tij, Mbreti Felipe VI i Spanjës dhe Madhëria e Saj, Mbretëresha Letizia, për mirëseardhjen e udhëheqësve të shteteve pjesëmarrëse në Samitin e NATO-s, ju uroj një ditë të mbarë”.

Related posts

NGJARJE TRAGJIKE/ U zunë pritë nga grupe të armatosura, pesë oficerë policie qëllohen për vdekje

Për 375 milionë vjet ka qenë nën OQEAN, shkencëtarët konfirmojnë ZYRTARISHT se Toka ka një…

Veshja e Ramës në ditën e votimeve, stilisti i njohur: Krijimi i tij, ngacmim për Berishën