Sali Berisha nga Kamza: Bashkë me Rakipin do të shkosh në burg, Edi Rama je i pashpresë

Ish-kryeministri Sali Berisha pasditen e sotme u ndal në Bashkinë e Kamzës ku dhe prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Arjan Hoxhën. Gjatë fjalës së tij Berisha i bindur për fitoren e tyre në këtë bashki tha se kryeministri Rama është i tmerruar dhe bëri gjithçka që koalicioni “Bashkë Fitojmë” mos figuronte, mirëpo nuk ja arriti.

Sipas ish-kryeministrit Rama është i pashpresë dhe së bashku me kryetarin aktual të Bashkisë së Kamzës, Rakip Sulin, do shkojnë në qeli.

“Bashkë me Rakipin do shkosh aty ku e ke vendin, në kokërr të burgut, në qeli. Se nuk paguajmë ne për ty more zotëri. Edi Rama të ka humbur mendja, kalon nga një takim në një takim tjetër i shastisur. Edi Rama je i pashpresë.

Dëgjoi këta burra dhe gra. Këta janë të vendosur, më 15 maj, lajmëtarët e fitores së PD dhe koalicionit Bashkë Fitojmë në mbarë Shqipërinë. Hajde ngulu këtu me Rakipin, rri 30 ditë po deshe, i mundur, i mundur do largohesh. U bëj thirrje ju banorëve të mrekullueshëm të Bashkisë Kamëz, trokisni në çdo portë, në çdo zemër, për të bindur çdo qytetar dhe banor të kësaj bashkie të votojnë ndryshimin. Mos harroni se i tmerruar, bëri gjithçka që ne të mos figuronim, por fati është fat. Ja ku doli, 1-shi është fati”, tha Berisha.

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

PD çel ZYRTARISHT fushatën të premten, Berisha fton demokratët: Nisim rrugëtimin drejt fitores! Ja ora e mitingut

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë