Salami është shpëtimtari i financave të Kukësit, sulmuesi drejt shitjes për shifrën e majme

by S.M

Mustapha Salami me shumë gjasa do të largohet nga skuadra e Kukësit. Për nigerianin ka një ofertë zyrtare në ‘tavolinën’ e drejtuesve të Kukësit.

100 mijë euro është oferta e mbërritur për Salamit nga skuadra izraelite, Bnei Yehuda. Këto të fundit kërkojnë me ngulm 22-vjeçarin, ndërsa presin një përgjigje nga verilindorët. Gjithashtu vlen të theksohet se kjo është oferta e dytë që vjen nga izraelitët, pasi ekipi i Kukësit ka refuzuar fillimisht 50 mijë euro për Salamin.

Një ofertë e tillë ka tunduar Kukësin, pasi nigeriani ka edhe një vit kontratë dhe është mundësia e vetme për të përfituar nga shërbimet e tij. Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për këtë operacion, me verilindorët që me paratë e fituara na shitja e Salamit, mund të përforcojnë ekipin për sezonin e ri, ku do të luajnë në Kategorinë e Parë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.