“Sa u largua Ismajli Empoli pësoi gol”, gazetat elozhe mbrojtësit për paraqitjen ndaj Interit, momenti kur largon topin nga vija fatale (video)

by KLIKOJE.AL

Një super ndeshje kanë zhvilluar lojtarët shqiptarë në përballjen e sotme mes Empolit dhe Interit. Tre lojtarë shqiptarë e nisën nga minuta e parë te Empoli, Berisha, Ismajli dhe për herë të parë e nisi si titullar, Shpendi.

Ismajli ka hequr një gol të sigurt në minutën e 9, ku si të ishte një portier në vend të Berishës, hoqi sferën që po shkonte në rrjetë. Në minutën e 51 do të largohej nga fusha për një dëmtim dhe në aksionin e parë, Di Marco realizoi një super gol.

Sipas Tuttomercatoweb, Ismajli ishte më i miri i takimit dhe meriton notën 7. “Për aq kohë sa ishte në fushë, ishte më i miri. Berisha pësoi një gol sapo Ismajli doli. A është një rastësi? Sigurisht që goli ishte meritë e madhe e cilësive të Di Marcos, por për 50 minuta Ismajli ishte më i miri në fushë dhe hoqi një gol të sigurt në pjesën e parë dhe e mbajti mirë Lautaron”, shkruan Tuttomercatoweb.

Nga krahu tjetër Berisha ka marrë notën e dytë më të lartë te Empoli, 6.5. Sa i përket performancës së Stiven Shpendit, sulmuesi vlerësohet me notën 6, një mesatare e mirë në këtë provë të vështirë. 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.