144
Këtë vit në Raportin Global të Lumturisë, Shqipëria renditet e 90 nga 104 vende gjithsej të marra në analizë. Ukraina radhitet e 98-ta. Vendin e parë në rajon e mban Kosova e 32-ta, ndërsa në krye të listës, si vendi më i lumtur në botë është Finlanda.
“Ça lumturie, unë kam 5 fëmijë, të gjithë jashtë. Këtu po të ra një hall duhen o lekë, o mik. Në Ukrainë bëhet lufta, por këtu është kriza ama. 80% e popullatës jetojnë në varfëri, vetëm 20% hanë bukë të mirë. Ne jemi të lumtur se jemi bërë me nip e me mbesë”, shprehen qytetarët.