Një japonez për mesfushën e Besës, klubi prezanton afrimin e fundit (FOTO)

Ryuma Matsumoto

Besa e Pejës përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ka prezantuar transferimin e tyre të ri. Bëhet fjalë për lojtarin japonez Ryuma Matsumoto, i cili nga sezoni i ardhshëm do të vesh fanellën e klubit pejan.

Nga klubi Matsumoton e kanë vlerësuar për disiplinën, përvojën dhe stilin e tij të lojës.

POSTIMI NGA BESA E PEJËS

Mirë se vjen në Pejë, Ryuma Matsumoto! Mesfushori japonez i bashkohet ekipit tonë, duke sjellë me vete disiplinën, përvojën dhe stilin karakteristik të futbollit aziatik. Ryuma do të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën tonë në sezonin e ri, dhe mezi presim ta shohim në fushë me ngjyrat verdh e zi. Nga Japonia në Pejë, mirë se erdhe në familjen tonë, Ryuma!

LEXO ME SHUME:Real Betis nis sondazhin për Asllanin, Inter vendos shifrën për të shitur shqiptarin

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës