Laçi e nis merkaton nga trajneri, një portugez në stolin kurbinas (EMRI)

by S.M

Laçi në sezonin e ri do të luajë në Kategorinë e Parë pas 16 vitesh. Kurbinasit që nuk ia dolën të mbijetojnë në Superiore, ndërkohë që ditën e sotme kanë prezantuar edhe trajnerin e ri, teksa i kanë besuar stolin Rui Amorim.

Rui Amorim do të udhëheqë ekipin bardhezi sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë me garën që do të fillojë prej datës 23 gusht 2025. 

48-vjeçari i bashkohet Laçit pas eksperiencave me skuadra si Mirandela, Benfica Castelo Branco, Salgueiros, Santa Clara, Vizela dhe së fundmi Sreenidi Decan FC.  Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë klubi nëpërmjet faqes zyrtare në “Instagram”: 

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KF.LAÇI (@kflaci.al)

Prej një muaji te Laçi lajm përbën vetëm largimi i futbollistëve, të cilët nuk arritën që të shmangnin zbritjen e kurbinasve në Kategorinë e Parë. Samuel Opeh, Ulliam Melo Kordeiro, Kristian da Lima, Paulo Zhunior, Ilir Dobjani, Leo Ballhysa dhe Indrit Prodani janë futbollistët që janë larguar zyrtarisht deri në këto momente nga klubi laçian. Por lista e të larguarve pritet të jetë edhe më e zgjeruar, ku nuk përjashtohet edhe mundësia e ndonjë lojtari që është nën kontratë me Laçin.

LEXO ME SHUME:Partizani nuk u bind në cilësitë e tij, Elbasani akord me lojtarin e Shpresave të…

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.