Rudina Dembacaj njihet për lirshmërinë dhe modestinë e saj në ekran, jo më kot ka fituar kështu edhe dashamirësinë e publikut. Moderatorja 34 vjeçare është gjithashtu aktive në Instagram ku Marrëdhënia e saj me ish-politikanin Mark Frroku diskutohet shumë dhe ndjekësit janë mjaft kurioz.
Së fundmi Rudina i ka dhënë mundësinë ndjekësve për të bërë një bisedë dhe njëra prej tyre i ka shkruar.
“Psë është aq i mirë Marku”.
Nuk dihet nëse Rudina e ka parë këtë si një kërcënim, por menjëherë i ka kujtuar se Marku është i martuar duke publikuar një foto çift dhe i përgjigjet:
“Sepse ka një super grua”.
Një tjetër fanse i ka bërë Rudinës një kërkesë të çuditshme.
“Do më lësh Markun ta puth njëherë”, i thotë ndjekësja dhe ajo i përgjigjet: “Nuk pranon Marku, është burrë i zgjuar”.