Rubin Kazan e ka nisur kampionatin rus me fitore, teksa mposhti me rezultatin 0-2 Akhmat Groznin, në sfidën ku “ligjin” e bënë futbollistët shqiptarë.
Në minutën e 24-t ishte Dardan Shabanhaxhaj ai që zhbllokoi duelin duke kaluar në avantazh Rubinin. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1, teksa për të vulosur këtë triumf mendoi Veldin Hoxha, i cili dyfishoi shifrat në minutën e 51-të. Vlen të theksohet fakti se mesfushori së fundmi ka pranuar të përfaqësojë Kosovën dhe do të jetë pjesë e “Dardanëve”.
0-1 Shabanhaxhaj pic.twitter.com/hwTRzTSLEo
— RPL Sky (@RPLNews_eng) July 20, 2025
Titullar i padiskutueshëm ishte edhe Mirlind Daku, i cili është dhe lideri i Rubin Kazani. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, qëndroi në fushë gjatë gjithë takimit, duke bërë një paraqitje të kënaqshme. Duelin e radhës, do e luajnë në shtëpi ndaj Zenitit.
0-2 Hodza pic.twitter.com/RPuPpRfCim
— RPL Sky (@RPLNews_eng) July 20, 2025