Kategoria e Parë në RTSH, zbuloni dy ndeshjet që do të transmetohen (SFIDAT)

RTSH vjen në mesjavë me sfida interesante. Të mërkurën do të luhen ndeshjet e javës së 26-të të Kategorisë së Parë. Kampionati ka hyrë tashmë në një fazë interesante dhe të gjitha skuadrat luftojnë për të arritur objektivat e tyre.

Një nga ndeshjet më interesante të kësaj jave në Kategorinë e Parë është sfida Apolonia-Flamurtari, që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH Sport në orën 13:30. Ekipi fierak vjen pas katër barazimeve radhazi, dhe ndeshja e fundit ndaj Erzenit, që duhej fituar nuk ndodhi, atëherë, për Apoloninë detyra kryesore është të marrë pikë ndaj një kundërshtari me peshë si Flamurtari.

Kastrioti-Besa është përballja tjetër që do të transmetohet në RTSH 2 në të njëjtin orar. Ekipi krutan po kalon një moment mes luhatjeve dhe humbja e fundit ndaj Burrelit ka bërë që ekipi krutan tashmë të jetë jashtë gjashtë vendeve të para dhe ndaj Besës, do të kërkohet me patjetër fitorja.

Kryesuesit e Vorës do të luajnë në transfertë kundër Korabit, ndërsa Pogradeci do të presë në shtëpi Erzenin e vendit të fundit. Një ndeshje interesante do të luhet në “Roza Haxhiu” ku vendasit e Lushnjës do të masin forcat me Burrelin, ndërsa Kukësi do të ndeshet me Valbonën. Të gjitha takimet do të luhen në orën 13:30.

LEXO ME SHUME:Shpërfytyrim dhe turp! Dinamo i shënon katër gola, Tirana sheh në horizont Kategorinë e Parë (video)

Related posts

Alarm në Prishtinë! Heshtje dhe kaos, biletat e Kosovës përfundojnë te tifozët turq

Finalja historike e Kosovës “djeg” Rumaninë, ish-ministri nuk përmbahet: Duhet shpjegim, një shtet i vogël na dha leksione futbolli

Një humbje që bën histori, Shqipëria i jep fund dominimit brazilian në pankina (FOTO)