Rrëzohet avioni privat në veri të Moskës, del video e Prigozhin, grupimi Wagner: U qëllua nga Moska

by KLIKOJE.AL

Një aeroplan i vogël me 10 persona në u rrëzua në rajonin Tver të Rusisë midis Moskës dhe Shën Petersburgut. Sipas Rosaviatsia, agjencia federale ruse e transportit ajror, e cituar nga mediat ruse, në listën e pasagjerëve ishte edhe themeluesi i mercenarëve të “Wagner”, Evgeny Prigozhin.

Sipas shërbimeve ruse të urgjencës “nuk ka të mbijetuar” nga aksidenti. Sipas kanalit Gray Zone në Telegram që ka publikuar shpesh lajme pranë Wagner, “avioni i llojit Embraer Legacy 600 me numër regjistrimi RA-02795, i cili i përkiste Yevgeny Prigozhin, u rrëzua nga zjarri i mbrojtjes ajrore nga Ministria e Mbrojtjes Ruse”.

Sipas të njëjtit kanal Telegram, megjithatë, “një avion i dytë privat i Evgeny Prigozhin, një Embraer ERJ-135BJ Legacy 650 me numrin RA-02748, aktualisht po fluturon në qiell mbi Moskë” pasi avioni tjetër u rrëzua. Kanali zyrtar i Wagner-it, duke mos e tepruar, konfirmon praninë e avionit të dytë dhe sqaron: “Edhe pse shumë kanale shkruajnë se Prigozhin ka vdekur, ai mund të ketë fluturuar me avionin tjetër”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.