357
Janë publikuar paraditen pamje kur banorët e zonës ku ndodhi aksidenti i rëndë mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”, pranë fshatit Konjaç, kanë gjetur trupin e pajetë të shoferit afërsisht 22-vjeç.
Teksa pamjet janë vërtetë rrëqethëse, dallohet se si banorët e zonës të cilët kishin dal në kërkim të trupit të pajetë bërtasin kur identifikojnë trupin e viktimës mes shkurreve.
Ai udhëtonte mbrëmjen e djeshme me automjetin tip “Ford”, ku si pasojë e shpejtësisë së madhe rreth 160k/h ai ka dalë nga rruga. Sipas raportimeve për mediat fillimisht i riu Fabjol Ibraliu u përplas me disa makina që ndodheshin anës rrugës, e më pas ka përfunduar në afërsi të disa banesave.