Ronaldo shkeli rregullat e coronavirusit për ta dërguar Georginan në një udhëtim luksoz

Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, është duke u hetuar pasi i ka shkelur rregullat e mbrojtjes nga COVID-19 për ta dërguar partneren e tij, Georgina Rodriguez, në një udhëtim në një resort luksoz të skijimit për ditëlindjen e saj të 27-të.

35-vjeçari, i cili e pati pushim në ndeshjen e Kupës së Italisë (ndërmjet Juventusit dhe Spalit) e dërgoi bukuroshen në resortin Courmayer, i cili ndodhet 150 kilometra larg Torinos.

Në këtë mënyrë, ai i ka kaluar kufijtë në mes të Piedmont dhe Valle D’Aosta për një relaks dyditor.

Sipas gazetës italiane Corriere dello Sport, ata kanë qëndruar në një hotel, i cili ka qenë zyrtarisht i mbyllur, ndërsa Ronaldo dhe Georgina kanë publikuar video duke ecur me një automjet bore.

Në anën tjetër, në bazë të rregullave italiane për t’u mbrojtur nga coronavirusi, udhëtimi ndërmjet qyteteve është i ndaluar.

Në bazë të njoftimeve, çifti ka kaluar dy ditë në Val Veny, zonë e cila nuk është e qasshme, në të njëjtin vend ku Rodriguez e festoi ditëlindjen në vitin e kaluar, por pa prezencën e Ronaldos.

Ata nuk janë dënuar ende nga autoritetet, mirëpo e kanë fshirë menjëherë videon, në të cilën shiheshin duke ecur nëpër borë. Tashmë të dy janë kthyer Torino, por sipas beiN Sports, autoritetet janë duke e hetuar futbollistin.

Gjoba me të cilën përballet Ronaldo është 400 euro. Këtë shumë superylli portugez e fiton për shtatë minuta në kuadër të pagës së tij vjetore prej 30 milionë eurosh që e merr te Juve.

Burimi: Telegrafi

Related posts

Çfarë ndodhi?! Futbollisti i Andorrës nuk i mban lotët në prag të ndeshjes me Shqipërinë (video)

Në prag të ndeshjes me Andorrën, Sylvinho vendos të mos grumbullojë dy lojtarë (EMRAT)

Falje dhe më pas sulm frontal, Edi Martini në postim: Ndjesë për veprimin, sa për ato hienat që dalin nëpër studio i them që…