Ronaldo Sharka merr urimin më “të veçantë” nga ish-banorja e BBV: Suksese! Uroj të… (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Ronaldo Sharkën e shohim këtë sezon në ekranin e Top Channel si moderator, por së shpejti do të shohim edhe aftësitë e tij në kërcim.

Sikurse është konfirmuar zyrtarisht nga “Dancing with The Stars”, Ronaldo është një nga konkurrentët e spektaklit. Ai do të garojë krah partneres, Frenki. “Dyshja më e rrezikshme”, shprehet Ronaldo, që synon finalen e kompeticionit.

Ndërkohë që ka marrë shumë urime nga miqtë dhe ndjekësit e tij, ai që nuk i ka shpetuar syrit të publikut, ka qënë urimi i Dea Mishell.

Modertatorja ka postuar klipin prezantues të Ronaldos dhe Frenkit në profilin e saj të Instagramit, bashkangjitur të cilit ka shkruar: “Suksese! Uroj të eleminohesh javën e parë…”, duke treguar qartë se e gjitha kjo në kuadër të shakasë.

Dhe sigurisht Sharka e ka mirëpritur komentin e Deas, duke iu përgjigjur se se do e fitonte vetëm për inatin e saj.

“Vec për inatin tënd do e fitoj”, shkruan gazetari.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.