Ronaldo rigjen sërish buzëqeshjen, portugezi shënon golin e parë me fanellën e Al-Nassr (VIDEO)

by KLIKOJE.AL

Cristiano Ronaldo ka shënuar më në fund golin e parë me Al-Nassr në ndeshjen ndaj Al-Fateh e cila përfundoi 2-2.

Ronaldo shënoi nga pika e bardhë në minutat shtesë. Ekipi i Ronaldos mban vendin e parë me 34 pikë dhe me një ndeshje më pak të zhvilluar. Kur dukej se ndeshja do të mbyllej me fitoren e Al Fateh ka ardhur goli i parë i Cristiano Ronaldo-s në Arabinë Saudite që ka shpëtuar Al Nassr nga humbja.

Gol i shënuar me penallti nga portugezi në minutën e 93-të. Miqtë kanë mbetur me 10 lojtarë në minutën e 95-të, pas kartonit të kuq direkt të marrë nga Talisca. Braziliani është ndëshkuar për një ndërhyrje të rrezikshme.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.