Prej gati 2 vitesh Cristiano Ronaldo është pjesë e skuadrës së Arabisë Saudite, Al Nassr, duke i hapur rrugën shumë yjeve europian për të luajtur në kampionatin arab. Kultura e vendit të pasur të Lindjes së Mesme është në shumë gjëra larg asaj europianes dhe perëndimores, por në disa duket se ata kanë toleruar, ashtu si edhe vetë ylli portugez është mundur të përshtetet.
Kështu në një nga videot e fundit që qakullon në internet, Ronaldo përpiqet të imitojë ritet e fes islame, duke u falur sipas rregulave të kësa feje. Një prej tyre është përulja përpara krijuesit duke vendosur kokën në tokë, ose siç njihet ndryshe, ulja në sexhde
Këtë është përpjekur të bëjë edhe Ronaldo në momentin e gjuajtjes së penalltive mbërmjen e djeshme kur skuadra e tij dhe Al Hilal përfunduan me penallti pas barazimit në 120 minuta lojë.
Në një moment kur kundërshtari ka humbur penalltinë, por pikërisht, në momentin më solemn kur përpiqet që të bëhet më solemn, portugezi bëhet më qesharak. Përpara momentit të uljes në sexhde, Ronaldo bën edhe kryqin, një rit i fes së tij kristjane e miksuar me lëvizjet islame.