Romeo në një krevat me Artën dhe Vesën/ Rike bëhet xheloze: Je futur në mes ti?! (VIDEO)

by KLIKOJE.AL

Ku ka më shumë fat, po fle me dy goca”. Kështu është shprehur mbrëmë Romeo teksa ishte i shtrirë në krevat së bashku me Vesën dhe Artën.

Aktori i njohur ka fjetur në të njëjtin krevat me dy këngëtaret, ku ai ishte i shtrirë në mes të krevatit.

Në momentin që Rike vuri re këtë detaj, menjëherë e pyet: “Je futur në mes ti apo po më bëjnë sytë?”.

“Jo moj të bëjnë sytë, e ke psikologjike”, i kthehet duke qeshur Romeo.

Ndërkohë Rike ia bënë “mirë, mirë” dhe aktori shton: “Ça ke ti moj? Fli rehat a të keqen. Shtrëngoje jastëkun fort”.

“Atë e di unë nëse fle rehat apo jo”, ia pret Rike Roçi.

 

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.