“Rival i fortë, por i kalueshëm”/ Hoxhallari dhe Doka sfidojnë Dinamon e Batumit

Të kthyer në shtëpi, apo më mirë në familje, si i pëlqen ta konsiderojnë ardhjen te Tirana dy ish-ët Albi Doka e Erion Hoxhallari. Ish-kapiteni pas një viti në Rumani me UTA Arad është gati të ndihmojë bardheblutë, ku do të gjejë edhe ish-shokun e tij të krahut të djathtë, që ka munguar më gjatë te kryeqytetasit, tre sezone, për njësoj nostalgjik dhe gati të japë kontributin e tij. 

“Unë mungova për pak muaj pasi rikthehem pas vetëm një viti. Ndihem mjaft mirë dhe i lumtur që jam rikthyer”, tha Erion Hoxhallari. “Mezi prita që gjithçka të zyrtarizohej pasi doja shumë të rikthehesha tek Tirana”, shtoi Albi Doka.

Dinamo Batumi është prova e parë e vërtetë pas tre miqësoreve në fazën përgatitore me dy humbje e një fitore. Te Tirana janë gati për përballjen me gjeorgjianët, me ndërgjegjësimin se ndeshja e parë, ajo e luajtur përpara publikut të shtëpisë, do të jetë shumë e rëndësishme.

“Rëndësi ka kualifikimi prandaj duhet të vlerësojmë të dy takimet edhe pse në të parin duhet të bëjmë kujdes pasi do të na duhet të hedhim themelet e kualifikimit”, tha Erion Hoxhallari.

Rivali në Europë është mjaft i fortë por them se është i kalueshëm. Dinamo e Batum-it është një skuadër mjaft e mirë dhe do të na duhet të bëjmë maksimumin për tu kualifikuar”, shtoi Albi Doka.

Tirana ka lëvizur fuqishëm në merkato, duke nënshkruar me lojtarë kualitativë, si Selmani në portë, dy rikthimet në mbrojtje, ku është shtuar edhe Mici në të majtë e pastaj Jonuzi në mesfushë e Latifi e Kaina Nunes në repartin e avancuar. Debutimi bardheblu në Conference League është të enjten e 13 korrikut e kthimi një javë më pas në transfertë.

Related posts

Moment i veçantë! Papa Françesku “bekon” fanellën kuqezi, takimi me Armand Dukën (video)

“Kupa është një mundësi e mirë”, Ivan Gvozdenovic sfidon Vllazninë në ndeshjen e ardhshme: Do të luajmë fort, nuk dorëzohemi

“E humbi kontrollin në 20 minutat e fundit”, Thomas Brdaric kritika arbitrit: Nuk u treguam mjaftueshëm të zgjuar, sfida e kthimit do të jetë…