Rikthehen reshjet e borës në Shqipëri/ Bllokohet Rruga e Arbrit

by KLIKOJE.AL

Reshjet e borës janë rikthyer sot në vendin tonë duke bërë që të bllokohet Rruga e Arbrit, ndërsa mjetet mund të qarkullojnë pa problem në çdo aks kombëtar e turisktik.

Po ashtu gjatë gjithë natës në Korçë ka pasur reshje bore dhe rekomandohet që të gjithë shoferët të kenë me vete të zinhirët e gomave.

Njoftimi nga polícia:

“Polícia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass-Qafë Murrizë, të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz, dhe të mos shkaktojnë trafik.

Akset rrugore kryesore Bulqizë-Peshkopi; Bulqizë-Klos; janë të kalueshme, drejtuesit të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe të jenë të pajisur me mjetet antirrëshqitëse.

Polícia e Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, të shmangin lëvizjet e panevojshme, të moderojnë shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezíkshme në rrugë. Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital.”

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.