Nëpërmjet një komunikate zyrtare, UEFA ka njoftuar dënimin me 3 muaj pezullim nga aktivitetet futbollistike të 2 futbollistëve të Salcburgut, të cilët rezultuan pozitiv në testin anti-doping, gjatë angazhimit me ekipin kombëtar. Bëhet fjalë për Muhamed Kamara dhe Seku Koita.
Të dy lojtarët janë pjesë e kombëtares së Malit. Lajmi është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e klubit austriak në “Tëitter”.
“Kamara dhe Koita kishin qenë me ekipin kombëtar të Malit rreth dhjetë ditë dhe morën një ilaç kundër sëmundjeve e që kishte përbërës aktiv të dopingut. Mjeku i ekipit u pezullua menjëherë nga Federata e Malit’, shkruhet në njoftimin e klubit austriak.
Vendimi për dënimin e lojtarëve, ka hyrë në fuqi menjëherë dhe vlen për të gjitha aktivitetet. Kujtojmë që ky është pak a shumë një rast i ngjashëm me atë të futbollistit të Skënderbeut, i cili u dënua me 2 vite pezullim, pasi përdori një ilaç me përbërës aktiv të dopingut.
Burimi: PANORAMASPORT.AL