“Respektoj të shkuarën, por dua 3 pikët”, është pjesë e Skënderbeut, një ish-lojtar “frikëson” Partizanin: Në fushë vetëm për të fituar

by KLIKOJE.AL

Skënderbeu po përgatit sfidën e radhës ndaj Partizanit në transfertë, një ndeshje e cila është tejet delikate dhe e vështirë për korçarët. Me sulmin thuajse të boshatisur dhe në transfertën e kryeqytetit, korçarët sërish do të kërkojnë pikët e plota, si një objektiv që shoqëron Skënderbeun në çdo ndeshje. Gresild Lika, sulmuesi i cili është rritur te akademia e Partizanit ka sfiduar skuadrën e kuqe.

“Unë jam rritur te Partizani dhe mund të them se kam mësuar nga shkolla e Partizanit përsa i përket futbollit. Tani jam në një ambient tjetër dhe ndihem mirë këtu. Do të jetë një lloj derbi për mua dhe normalisht që dua ta luaj. Unë i jam mirënjohës Partizanit për sa ka bërë për rritjen time. Do të jetë një ndeshje e veçantë për mua, por jo një “hakmarrje”. Skënderbeu në çdo ndeshje ka si objektiv maksimal fitoren dhe gjithmonë hyjmë në fushë vetëm për të fituar.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.