Besa “zgjohet” në merkato, klubi kavajas u merr lojtarin më të mirë rivalëve

by KLIKOJE.AL

Besa po bëhet gati për revolucionin e radhës, në mënyrë që sezoni i 12-të radhazi në Kategorinë e Parë të jetë i fundit dhe Kavaja të futet në hartën e skuadrave elitare të futbollit shqiptar. Largimet kanë qenë të shumta gjatë kësaj periudhe te Besa, por drejtuesit ia kanë besuar sërish ekipin dyshes së trajnerëve Emiljano Çela-Bekim Kuli. Përpos largimeve, te Besa mendojnë edhe për merkaton në hyrje. Redon Danaj pritet të jetë lojtar i Besës në edicionin e ardhshëm. Kavajasit kanë piketuar 24-vjeçarin, që te Kukësi mbajti edhe shiritin e kapitenit.

Redon Danaj më parë ka luajtur për Dinamon, Besëlidhjen dhe Shënkollin. Në edicionin e fundit të së Parë, luajti 25 ndeshje dhe shënoi 8 gola.
Mesfushori do të shtojë vlerat e Besës, që deri tani ka pasur vetëm largime. Objektiv mbetet të ndërtohet sërish një skuadër konkurruese.

Vetëm tetë futbollistë janë nën kontratë me verdhezinjtë, kështu që “eksodi” parashikohet të jenë i zgjeruar. Pas largimeve të shumta, së fundmi edhe dy titullarë të sezonit të shkuar kanë njoftuar për “divorcin” me Besën. Pikërisht bëhet fjalë për mesfushorin Andri Stafa, si dhe portierin Jurgen Mehidri.

LEXO ME SHUME:EKSKLUZIVE/ U largua nga Tirana për të firmosur jashtë, Përgjoni arrin akordin me skuadrën tjetër të Superiores

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.