Rashicës i mjaftuan vetëm 4 minuta! Realizon një “perlë” duke kaluar Besiktas-in në avantazh

Beshiktashi i ka bërë një start të dobët këtij sezoni në kampionatin turk, gjë që ka sjellë edhe ndryshime të vazhdueshme në formacionin e skuadrës, por edhe në pankinë. Pak ditë më parë, klubi i njohur turk zyrtarizoi afrimin e portugezit Fernando Santos në pankinën e tij.

Ndeshje e parë e tij në drejtim ishte sot, në transfertën përballë Rizespor, e cila u mbyll me një fitore bindëse për skuadrën e qytetit të Stambollit me shifrat 4-0.

Gjithçka nisi me një supergol të Milot Rashicës në minutën e 4-t të sfidës, kur anësori i sulmit i Kosovës lëshoi një predhë të pakapshme nga jashtë zonës, duke kaluar shpejt në avantazh skuadrën e tij.

Më pas dominimi i Beshiktashit vazhdoi me dy gola të Kiliçsoi dhe më pas të Tosun, që vulosën këtë fitore të rëndësishme e cila çon Beshiktashin në vendin e pestë në renditje.

Related posts

SKANDAL NË VLORË! Tifozët futen në fushë dhe përleshen me lojtarët, ndërpritet ndeshja Flamurtari-Teuta (video)

“Duhej penallti për ne”/ Kërnaja tërbohet me gjykimin, ankesa për rastin e Xhemajlit: Ishte gjest antisportiv

Spektakël, emocione dhe në fund… Egnatia kthehet në krye, rrogozhinasit zbresin Partizanin me këmbë në tokë (video)