Të dhënat e përditësuara janë publikuar nga Eurostat ku vërehet se vendi nuk ka bërë asnjë përparim në këtë drejtim duke qëndruar në të njëjtin nivel me atë të llogaritur në raportin e korrikut të vitit të kaluar.
Sipas statistikave të ardhurat e disponueshme për frymë të shprehura sipas standardit të fuqisë blerëse (PPS) llogariten në 4 385 PPS, indikator ky që llogaritet mbi të ardhurat e familjeve, duke i zhveshur ato nga taksat dhe çdo detyrim tjetër e duke i pjesëtuar më pas me numrin e anëtarëve të familjes.Shuma e mbetur prej tyre tregon edhe vlerën që i mbetet asaj për konsum dhe kursim.
Ky tregues rezulton gati 4 herë më i ulët se mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian. Ndërkohë, ajo që vihet re nga statistikat, ai rezulton më poshtë edhe vendet e rajonit si Serbia apo Maqedonia e Veriut që rezulton mbi 6 mijë PPS.
E në fakt, Shqipëria sipas organizmave ndërkombëtar është ndër vendet e para në Europë për rrezikun e varfërisë dhe përjashtimit social. Të dhënat e Instat të publikuara së fundmi parë për nivelin e jetesës tregojnë se më shumë se 622 mijë persona jetojnë kufirin e varfërisë.
Sipas tyre, numri i personave në rrezik për të qenë të varfër u rrit me më shumë se 1200 individë krahasuar me vitin 2020.