Rama zgjodhi një këngë tallava për fushatën, ekspertja zbulon: Ai di t’ia lexojë mendjen shqiptarëve

Zefina Hasani ka komentuar nisjen e fushatës elektorale në Shqipëri. Hasani u ndal tek kënga e zgjedhur nga Partia Socialiste, të cilën e cilësoi si një zgjedhje të qëllimshme nga kryeministri edi Rama.

Ajo tha se kënga tallava është bërë për të shkuar te masa dhe për të shkaktuar atë zhurmën e rrjeteve sociale që kërkon fushata.

“Kam përshtypjen që Veliaj dhe Rama e kanë përqasur mirë dhe ju shkon kjo fushata e mediave sociale. Të jetë e thjeshtë dhe me atë muzikën që do qarkullonte si link tek të gjithë. Edhe nëse nuk e dinim që u hap fushata e Tiranës, u bë një link që qarkulloi në Instagram dhe Ëhatsap dhe të gjithë e mësuan. Kjo zhurma që kërkon Instagrami u bë. U nis që me improvizimin e kryeministrit Rama duke e ditur zhurmën që do të bënte muzika tallava.

Rama e ka ditur që do bëhej kjo zhurmë dhe e ka dashur. Di të lexoj mendjen e shqiptarëve. Ai dhe Veliaj e kanë kuptuar që për të bërë zhurmë dhe për të shkuar te  masa, për t’u bërë sa më populist duhet t’u japësh atë që njerëzve u pëlqen”, tha Hasani për emisionin “Revieë” në Euronews Albania.

Related posts

E TMERRSHME! Familjarët gjejnë 28-vjeçarin të varur, dyshohet se…

“Pusho e qetë, engjëlli i familjes”/ I afërmi prek me postimin për 15-vjeçaren shqiptare që humbi jetën në sulmin në Austri

“PD-në e ngrita unë”/ Sali Berisha tregon se kur do largohet nga politika