178
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i rindërtimit Arben Ahmetaj, ishin në Bubq të Krujës, për të ndjekur nga afër punimet që po realizohen për ndërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit të kaluar.
Rindërtimi i kësaj zone, ndër më të dëmtuarat, parashikon 45 apartamente dhe 132 shtëpi të reja, me standarte të larta.
Kryeministri Rama tha se do të bëjmë realitet ambicien tonë për ta kthyer krizën e shkaktuar nga tërmeti, në mundësinë e madhe të një ndryshimi rrënjësor në jetën e njerëzve.
Plani i ri i zhvillimit parashikon një qendër administrative e komunitare, me shërbimet publike, zona tregtare, shkolla e re dhe parku i ri. Kryeministri tha se gjithçka do të bëhet mbi bazën e kontratave për çdo familje.