Qytetarët braktisin Parisin në prag të izolimit të tretë

by A.M

Dhe historia përsëritet sërish. Në prag të hyrjes në fuqi të masave të reja shtrënguese në Paris dhe disa rajone të tjera të Francës, qindra mijëra qytetarë kanë nisur të largohen drejt shtëpive të dyta për të shmangur “Lockdown”-in e tretë në vend që nga nisja e pandemisë.

Radhë të gjata njerëzish janë regjistruar në stacionet e trenave dhe në autostrada ka pasur një trafik të shtuar.

Një ditë më parë kreu i qeverisë vendosi vendosjen e masave të izolimit për 4 javë në zonat e kuqe, pas shtimit të ndjeshëm të rasteve të të infektuarve.Kryeministri Castex deklaroi se me shumë mundësi Franca është duke u përballur me valën e tretë të infektimeve.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.