180
Dy vjet pas mbylljes së kazinove dhe lojërave të fatit, qeveria ka vendosur ta rihapë këtë aktivitet në disa zona të Tiranës.
Në Fletoren Zyrtare është publikuar sot një vendim qeverie i miratuar nga zv/kryeministri Erion Braçe më 2 shtator, në të cilën miratohet harta ku hapen kazinotë, përkatësisht si më poshtë: “Rruga: “Barrikadave”; Rruga: “Urani Pano”; Rruga: “Dedë Gjon Luli”; Rruga: “Ibrahim Rrugova”; Bulevardi: “Zhan D’Ark”, Rruga: “Xhorxh W. Bush””.
Vendimi ka hyrë në fuqi ditën e sotme pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Në një tjetër vendim, përcaktohen procedurat e zhvillimit të garës dhe kriteret shtesë për aplikantët që konkurrojnë për t’u pajisur me licencë për kategorinë “Kazino”.