127
Këshilli Kushtetues francez i ka dhënë dritën jeshile dispozitave thelbësore të reformës së pensioneve, veçanërisht nenit më të kontestuar, ai që rrit moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç.
Në Paris, pas vendimit kanë rinisur protestat të cilat janë shoqëruar me përleshje, bomba tymuese dhe biçikleta elektrike të djegura. Presidenti francez, Emmanuel Macron, do të shpallë reformën e pensioneve brenda 48 orëve.
Qeveria “merr parasysh vendimin e Këshillit Kushtetues”, me këtë reformë sistemi ynë i pensioneve do të balancohet në vitin 2030 ”, thuhet në një deklaratë për shtyp nga qeveria franceze.