“Qepe gojën”/ Shakira dhe nëna e Pique-s përleshen në rrugë, video po bën xhiron e rrjetit

‘Music Session #53’ e Shakirës ka hapur kutinë e Pandorës për marrëdhënien mes këngëtares kolumbiane, Gerard Pique, ish-kapiten i Barcelonës dhe pjesës tjetër të familjes së ish-futbollistit. Në këngë, ylli i pop-it akuzon hapur ish-partnerin dhe të dashurën e tij të re, Clara Chia Marti, por nuk ka munguar një varg plot mllef ndaj ish-vjehrrës së saj, Montserrat Bernabeu, të cilën e kishte fqinje për shumë vite.

Një video e vjetër është rishfaqur në Twitter, e cila sot merr një kuptim krejtësisht të ri në dritën e ngjarjeve të fundit. Në video shohim dy femrat duke u grindur në rrugë, pikërisht përballë ish-mbrojtësit të Barcelonës, me vjehrrën që fillimisht prek fytyrën e nuses së djalit në mënyrë agresive dhe më pas e fton të hesht. Indinjuese është edhe shprehja e kënaqur e fytyrës së futbollistit, i cili nuk bën asgjë për të mbrojtur nënën e fëmijëve të tij Milan dhe Sasha.

Sipas fansave, Shakira ka vuajtur shumë gjatë 12 viteve pranë Pique.  “Sa shumë ke duruar për dashurinë”, – kanë shkruar disa përdorues në rrjetet sociale, duke iu referuar edhe tradhtive të pretenduara të përsëritura të ishmbrojtësit. “Ti dole shumë vonë nga ai ferr”, – komentoi dikush tjetër.

Related posts

Armando Broja në stërvitje me Everton, grumbullimi me Kombëtaren mbetet mister për sulmuesin

Gjermania fton dy lojtarë me origjinë shqiptare, zbehen shpresat që të vishen kuqezi (EMRAT)

Tentuan ta grabisin, sulmohet me thikë lojtari i Flamurtarit dhe përfundon në spital (FOTO)