‘Music Session #53’ e Shakirës ka hapur kutinë e Pandorës për marrëdhënien mes këngëtares kolumbiane, Gerard Pique, ish-kapiten i Barcelonës dhe pjesës tjetër të familjes së ish-futbollistit. Në këngë, ylli i pop-it akuzon hapur ish-partnerin dhe të dashurën e tij të re, Clara Chia Marti, por nuk ka munguar një varg plot mllef ndaj ish-vjehrrës së saj, Montserrat Bernabeu, të cilën e kishte fqinje për shumë vite.
Një video e vjetër është rishfaqur në Twitter, e cila sot merr një kuptim krejtësisht të ri në dritën e ngjarjeve të fundit. Në video shohim dy femrat duke u grindur në rrugë, pikërisht përballë ish-mbrojtësit të Barcelonës, me vjehrrën që fillimisht prek fytyrën e nuses së djalit në mënyrë agresive dhe më pas e fton të hesht. Indinjuese është edhe shprehja e kënaqur e fytyrës së futbollistit, i cili nuk bën asgjë për të mbrojtur nënën e fëmijëve të tij Milan dhe Sasha.
Bruja !! Medíquese por que no es normal hacer eso !! pic.twitter.com/hWDMnFoCHe
— Bereniux✨ (@zelt56) January 23, 2023
Sipas fansave, Shakira ka vuajtur shumë gjatë 12 viteve pranë Pique. “Sa shumë ke duruar për dashurinë”, – kanë shkruar disa përdorues në rrjetet sociale, duke iu referuar edhe tradhtive të pretenduara të përsëritura të ishmbrojtësit. “Ti dole shumë vonë nga ai ferr”, – komentoi dikush tjetër.