Pamjet e mëposhtme janë nga arrestimi i dy shqiptarëve me heorinë dje në Kroaci. Në videon e publikuar nga mediat kroate, shihet makina me të cilën u kapën dy shqiptarët, por gjithashtu edhe vendi se ku ishte fshehur droga.
Duke përdorur profilizimin, oficerët e policisë kanë veçuar dy persona dhe një automjet në vijën e dytë të kontrollit kufitar. Një qen për zbulimin e drogës nisi kontrollin dhe reagoi pozitivisht ndaj kontrollit paraprak të pjesës së brendshme të mjetit. Në bazë të urdhrit të gjyqtarit hetues të Gjykatës së Qarkut në Dubrovnik, është kryer kontrolli i automjetit, ku në hapësirën e modifikuar nën ndërruesin e marsheve dhe mbështetësen e krahut janë gjetur 20 pako me gjithsej 11.035 kg heroinë.
Shoferi dhe pasagjeri u arrestuan dhe nga hetimi penal u konstatua se ata synonin të transportonin heroinë nga Shqipëria në tregun e Europës Perëndimore. Për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale të prodhimit dhe trafikimit të paautorizuar të lëndëve narkotike, shtetasit e dyshuar shqiptarë, së bashku me kallëzim penal i janë dorëzuar mbikëqyrësit të mbajtjes në këtë departament policor.
Ky është konfiskimi i dytë i madh i drogës nga punonjësit e policisë së Stacionit të Policisë Kufitare Gruda në QKMPK Karasovi?a në muajin e fundit. Më 14 dhjetor të vitit të kaluar, punonjësit e policisë në bashkëpunim me doganierët gjetën 5.4 kg heroinë dhe 5.6 kg kokainë në një autobus me marka kombëtare shqiptare, destinacioni i të cilit ishte edhe tregu i Evropës Perëndimore.