Qatip Osmani shkund ambjentin e Vllaznisë pas humbjes me Partizanin: Debatova me lojtarët për golat që pësuam

by KLIKOJE.AL

Partizani ka fituar përballë Vllaznisë në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Superiores. “Demat” triumfuan me rezultatin 4-1 përballë shkodranëve. Një ndeshje e dominuar nga fillimi e deri në fund nga Partizani.

Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV ka folur trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani.

“Lojtarëve nuk u thashë asgjë pas ndeshjes thjesht debatuam për golat që i pësuam. Mendoj se momenti vendimtar i ndeshjes ishin golat në fundin e pjesës së parë. Me fillimin e të dytës përsëri pësuam. Përsa i përket ndeshjes në fazën difensive ishim gjithmonë në kohëvonesë. Topin e luanim ngadalë me pasime të pasakta. Nuk krijuam raste për shkak të këtyre që përmenda”, u shpreh tekniku i Vllaznisë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.