Qatip Osmani ka “kuruar plagët” e Vllaznisë, progresi fantastik me të në stol; ja sa pikë ka grumbullar tekniku

Më datë 30 tetor të vitit 2023, Vllaznia konfirmoi ardhjen e Qatip Osmanit në stol, pas shkarkimit të Migen Memellit. Në 20 ndeshje me të në stol ekipi shkodran ka arritur të marrë 14 fitore, 4 barazime e 3 humbje ku njëra erdhi në Kupën e Shqipërisë ndaj Erzenit.

Shkodranët kanë një ecuri fantastike prej 12 ndeshjesh radhazi pa pësuar humbje në kampionat. Në fazën e tretë, kuqeblutë kanë patur dhe rendimentin më të lartë me 23 pikë të grumbulluara.

Nëse bëjmë një krahasim me dy fazat e luajtura më herët, shkodranët kanë patur një progress gradual në rritje. Pas 9 javësh, Vllaznia kishte grumbulluar vetëm 12 pikë, duke u rendtiur në mesin e tabelës në të njëjtën kuotë me Teutën dhe Skënderben. Ekipi shkodran ka humbur vetëm 4 pikë në këtë fazë, teksa barazuan me Partizanin dhe Laçin në dy transferta. Në Shkodër besojnë shumë se ky mund të jetë viti i tyre dhe në fazan e katërt presin që sa më parë të sigurojnë pjesëmarrjen në “Final4” dhe një nga dy vendet e para.

Related posts

Tiranës nuk i ndahen problemet, sërish bllokim merkatoje për paga të pashlyera

“Prisni spektakël ndaj Flamurtarit”, mesfushori i Vorës sfidon vlonjatët: Të fitojmë e ta kthejmë në festë

E BUJSHME! Mesfushori mund të largohet në qershor nga Egnatia, ngecin bisedimet për rinovim (FOTO)