UEFA nuk kursehet, 53750 euro gjobë Tiranës për incidentet e ndodhura në “Air Albania”gjatë ndeshjes së kthimit me Beshiktashin në Ligën e Konferencës, faza e dytë. Përplasja në tribuna mes tifozërive pak para fillimit të sfidës, pushtimi i fushës, hedhja e sendeve, bllokimi i kalimeve si dhe ndezja e fishekzjarreve janë bërë objekt i organeve disiplinore të organit më të lartë të futbollit europian.
Hyrja në fushë e tifozëve është dënuar me 5 mijë euro, ndërsa për hedhjen e sendeve është vënë një gjobë prej 12 mijë eurosh. 10 mijë euro janë për trazirat e shkatuara në tribuna, ndërkohë që për bllokimin e kalimeve publike është vënë një gjobë prej 8 mijë eurosh. 18.750 euro është gjoba për hedhjen e fishekzjarreve, me një total që shkon në 53.750.

VENDIMI:
Tirana – Beshiktash (0:2); 3 gusht 2023
Pushtimi i fushës së lojës
Gjoba: 5000 euro
Hedhja e sendeve
Gjoba: 12000 euro
Trazirat e turmës
Gjoba: 10000 euro
Bllokimi i kalimeve publike
Gjoba: 8000 euro
Ndezja e fishekzjarrëve
Gjoba: 18750 euro