Punonjësja e spitalit bie në kontakt me rrymën elektrike/ Ja si paraqitet gjendja e saj

Një 27-vjeçare e identifikuar me inicialet E.B punonjëse në spitalin “Përparim Tepelena” ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Bëhet me dije nga njoftimi i policisë se e reja është duke marr kujdesin mjekësor të nevojshëm dhe është jashtë rrezikut per jetën.

Nga ana tjetër nuk jepen të tjera detaje apo rrethana nga mënyra si ka ndodhur ngjarja.

“Mbrëmjen e djeshme, në ambientet e spitalit “Përparim Tepelena”, shtetasja E. B., 27 vjeçe, punonjëse në këtë spital, aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. 27-vjeçarja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.”- njofton policia.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën