Pse u paraqit Balluku në SPAK?!/ Gazetarja Klodiana Lala zbardh detaje nga çfarë ndodhi pas dyerve të mbyllura

Zv/ kryeministrja Belinda Balluku, njëherazi dhe ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, u paraqit ditën e sotme në SPAK për t’u marrë në pyetje në cilësinë e personit në dijeni.

Mësohet se ajo ka nisur të japë shpjegime për çështjen e inceneratorit të Tiranës, pasi rezulton se është autoritet kontraktor në këtë rast, sipas raportimit të gazetares Klodiana Lala.

Balluku do të japë shpjegime se si janë lëvruar pagesat për inceneratorin e Tiranës, për të cilin janë firmosur të paktën 15 urdhra arresti dhe ndalimi deri më tani.

Përtej çështjes së incenratorëve, roli i Ballukut po hetohet edhe për tenderat e rrugëve, pasi më herët kujtojmë se është arrestuar në detyre kreu i ARRSH, Evis Berberi, i dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash.

Related posts

Gazeta “Der Standard”: Protesta dhe Korrupsioni në Shqipëri, Tensionet që Rrezikojnë Integrimin në BE

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha publikon pamjet dhe shifrat: U dhanë 6 mijë leje legalizimi për blerjen e votave