“Nuk e kuptoj se si luan me Kombëtaren”, trajneri kritikon ashpër futbollistin shqiptar: Është mbipeshë (FOTO)

Jasir Asani

Jasir Asani ishte një nga protagonistët e kualifikimit të Shqipërisë në Euro 2024 me golat e tij, por aktualisht lojtari nuk po aktivizohet me skuadrën e Guangjusë në Korenë e Jugut.

Vetëm 8 minuta është aktivizuar këtë kampionat Asani dhe situata duket e vështirë, nëse lexon deklaratat e trajnerit Li Jung Ho.

“Arsyeja pse nuk luan është sepse performanca e tij është e dobët. Asani ka shtuar shumë peshë dhe s’është mjaftueshëm i mirë në stërvitje. Nuk e di pse është përzgjedhur Asani nga Kombëtarja shqiptare”, ka deklaruar trajneri i Guangjusë . Krisja mes Asanit dhe klubit koreano-jugor ka nisur në janar, kur sulmuesi i krahut kërkonte që të rikthehej në futbollin europian.

Related posts

Goditje në merkato, klubi ukrainas “rrëmben” protagonistin e Superiores (FOTO)

Sensacion në Final-Four, Dinamo sheh titullin, ja skenari që e shpall kampione

“Rrahje dhe paga të papaguara”/ Ish-drejtuesi zbulon konfliktet dhe kaosin te Vllaznia