Një shtetas nga Librazhdi me inicialet SH.Z, është proceduar penalisht për veprën penale “braktisje e të miturit”.
Procedimi penal për ketë shtetas filloi pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas ka kaluar me djalin e tij të mitur E. Z. kufirin për në Veria, Greqi dhe e ka lënë atje me qëllim që të përfitonte azil politik.
Njoftimi i plotë
Vijojnë kontrollet intensive dhe ndëshkimet ligjore për parandalimin e braktisjes së fëmijëve në vendet e BE-së, me qëllim azilkërkimin. Procedohet penalisht një shtetas, për veprën penale “Braktisja e të miturit”.
Kontrolle të imtësishme nga Policia Kufitare, për dokumentacionin, si dhe intervistime për përmbushjen e kushteve për lëvizjen drejt vendeve të BE-së, për të gjithë qytetarët.
Policia Kufitare e Kakavijës ka intensifikuar punën për kontrollin e imtësishëm të dokumentacionit për të udhëtuar, intervisitimet dhe bashkëpunimin me homologët e shtetit grek, për parandalimin e azilkërkimit dhe braktisjen e fëmijëve në vendet e BE-së, me qëllim azilkërkimin.
Në këtë kuadër është proceduar penalisht, për veprën penale “Braktisja e të miturit”, shtetasi Sh. Z., banues në Librazhd. Procedimi penal për ketë shtetas filloi pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas ka kaluar me djalin e tij të mitur ( E. Z.) kufirin për në Veria, Greqi dhe e ka lënë atje me qëllim që të përfitonte azil politik.
Departamenti i Policisë Kufitare në Policinë e Shtetit është duke bashkëpunuar ngushtësisht me homologët e të gjitha vendeve të hapësirës SCHENGEN, për verifikimin, identifikimin dhe ndëshkimin ligjor të të gjithë atyre që braktisin të miturit për qëllime azilkërkimi.
Policia e Shtetit është e vendosur për të parandaluar dhe ndëshkuar ligjërisht të gjitha rastet e braktisjes së fëmijëve të mitur në vendet e BE-së dhe apelon për të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë në hapësirën SCHENGEN, të mos ndërmarrin asnjë veprim që ka si qëllim azilkërkimin, pasi shanset për të fituar atë janë zero.
Burimi: Panorama.al