Sezon i ri, avaze të vjetra… Besa e Kastrioti pa shtëpi edhe edicionin e ardhshëm

Problemet

Problemet me infrastrukturën kanë qenë prezentë në sezonet e fundit në Kategorinë e Parë. Kjo problematikë do ta shoqërojë futbollin e këtij niveli edhe në sezonin 2025-2026. Për momentin janë të konfirmuar emrat e dy klubeve që e nisin sezonin e ri pa stadium të tyrin për të luajtur ndeshjet në shtëpi.

Pikërisht bëhet fjalë për Besën e Kavajës dhe Kastriotin e Krujës. Të dyja klubet janë të detyruara që të sajojnë edhe në edicionin e ri, për të gjetur strehë për të pritur mysafirët. Në Kavajë është miratuar ndërtimi i stadiumit të ri, por Besa mund të bëhet me shtëpi vetëm pas dy vitesh, kështu që drejtuesit duhet të gjejnë shtëpi me qira, ku primar vjet patën stadiumin e Rrogozhinës.

Kastrioti prej vitesh ka mbetur i pastrehë dhe në sezonet e fundit ka përdorur stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës, ku luan edhe Iliria. Në sezonin e ri problemet rriten, pasi Iliria është kthyer në Kategorinë e Parë. Mbetet të diskutohet nëse të dyja klubet do të përdorin stadiumin “Redi Maloku”, ose Kastrioti do të gjejë strehë tjetër.

Vora është kurorëzuar sot kampione e Kategorisë së Parë për sezonin 2024/2025 duke siguruar njëkohësisht edhe ngjitjen në “Abissnet Superiore” sezonin e ardhshëm. Së bashku me Vorën në edicionin e ardhshëm pjesë e kampionatit elitar të Shqipërisë do të jetë edhe skuadra e Flamurtarit që e mbylli këtë sezon në vendin e dytë.

LEXO ME SHUME:Egnatia përforcohet përpara kualifikueseve të Championsit, firmos me sulmuesin që u shpall kampion në… (FOTO)

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës