“Prisni Tirana-Lazio”/ Grent Halili tregon nëse do të përfitojë klubi financiarish nga shitja e Muçit

by KLIKOJE.AL

Grent Halili, ish-futbollisti i Tiranës dhe njëkohësisht drejtues i klubit bardheblu foli për Ernest Muçin, i cili po përflitet për një transferim te skuadra e Celta Vigos. Sipas tij klubi bardheblu do të përfitojë në rast se lojtari kalon në Spanjë. Në fund, Grent Halili hodhi edhe një “kunjë” për miqësoren që do të zhvillojë Partizani ndaj Romës.

“Tirana posedon 10% nga kartoni i tij. Shpresoj që transferimi te Celta Vigo të realizohet për Muçin, pasi e kam pasur edhe shok. Por edhe për klubin tonë. Meqë Partizani ka miqësore me Romën, ne do të përpiqemi ta bëjmë me Lazion”, përfundoi Grent Halili.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.