Presidentit i ri/ Belind Këlliçi e thotë hapur: Ai duhet të jetë…

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka folur në lidhje me draftin e Enkelejd Alibeaj për presidentin e ri.

Këlliçi tha se ky draft fakton farsën, siç e quajti ai, të Edi Ramës për kapjen e këtij institucioni.

Ku sipas këtij të fundit, ky draft është një lloj propozimi që i përshtatet vetëm Edi Ramës.

“Alibeaj nuk ka asnjë tagër për të negociuar në emër të PD. Ai është shkarkuar nga Kuvendi i datës 30 prill. Të bësh mbledhje me 3 persona e ta quash mbledhje të kryesisë është e turpshme. Drafti i Alibeajt fakton legjitimimin e farsës së Ramës për kapjen edhe të institucionit të presidentit. Në pikën një shkruhet se kandidatët për president nuk duhet të kenë eksperiencë politike në 5 vitet e fundit dhe duhet të vijnë nga rrjeti i shoqatave jo fitimprurëse. Ky është një propozim që i shkon përshtat kryeministrit”, tha ai.

Ndër të tjera, Këlliçi theksoi se Presidenti i Republikës duhet të jetë thellësisht politik dhe jo jashtë politikës, siç është shprehur kryeministri Rama.

“Në gjykimin tim momenti, presidenti duhet të jetë thellësisht politik. Edhe e majta dhe e djathta kanë plotë figura që janë përtej forcave të tyre politike”, tha ai.

Related posts

Gazeta “Der Standard”: Protesta dhe Korrupsioni në Shqipëri, Tensionet që Rrezikojnë Integrimin në BE

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha publikon pamjet dhe shifrat: U dhanë 6 mijë leje legalizimi për blerjen e votave