Presidenti kroat, me tone të ashpra ndaj Serbisë/ Janë në pozitë politike skizofrenike, vetëm fantazojnë!

Presidenti kroat, Zoran Milanoviç, ka pritur presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, në një vizitë shtetërore.

Në një konferencë të përbashkët për mediat, Begaj tha se Kosova është një realitet, ndërsa Serbia ndodhet në pozitë skizofrenike.

Milanoviç tha se Serbia fantazon për raportet me Rusinë, me të cilën Serbia është një etiketë e vogël.

“Shpresoj që ky moment para se të rriten nipërit e mbesat tona. Sa i përket Kosovës, është një realitet. Disa vende nuk e kanë pranuar, por nuk dinë ta arsyetojnë qëndrimin e tyre. Ndonjëherë është e mirë, ndonjëherë e rrezikshme. Shprehitë janë të ndryshme, Kroacia e ka pranuar Kosovën. Ky është një realitet. Do bëjmë çdo gjë që mundemi dhe asnjëherë me synimin e provokimit të Serbisë, por që t’i ndihmojmë. Nuk duhet vlerësuar cfarë është në interesin e Serbisë, por realiteti është që Kosova është vend i Europës dhe Serbia gjendet në një pozitë politike skizofrenike. Në një anë kanë fantazi për raportet me Rusinë, me të cilën Serbia është etiketë e vogël. Raportet duhet të drejtohen në rrugën e duhur që nuk është drejt greminës, por do ta bëjë edhe Serbinë më mirë. E di çfarë është interesi ynë e i Shqipërisë, normalizimi i marrëdhënieve. Kosova është në rrugë të mirë”, u shpreh ai.

Related posts

PD çel ZYRTARISHT fushatën të premten, Berisha fton demokratët: Nisim rrugëtimin drejt fitores! Ja ora e mitingut

Kapteri i Erion Veliajt! Ja kush është Fatmiri në përgjimet

U vra nga i dashuri Filipinez, qindra studentë të Universitetit “La Sapienza” homazhe për Ilaria Sulën