“Presidenti Bardhi bëri mirë që zgjodhi Mehmetin”, Faruk Sejdini tregon Dinamon e Superiores: Do t’i shtojë jo vetëm konkurrencën, por dhe bukurinë

Dinamo është jeta e tij. Sa herë ta thërrasësh, aq herë përgjigjet pozitivisht për të qenë pranë fanellës blu në çfarëdolloj roli. Ky është Faruk Sejdini, sot në pozicionin e drejtorit teknik, ndërsa tregon për RTSH Sport vendimi e tij për të qenë në skuadrën e Dinamos. Presidenti Adrian Bardhi, ka konfirmuar stafin teknik me në krye Dritan Mehmetin. Dhe për Sejdinin kjo është zgjedhje ideale që ka bërë presidenti.

“Mendoj që ka bërë shumë mirë sepse është një Dritan Mehmeti, një trajner, pa harruar Pinarin, që punon shumë, e njeh futbollin shumë dhe me të vërtetë në këto kohë që kam punuar me të, pasi e njoh vetëm si futbollist, me të vërtetë më ka befasuar”, shprehet Sejdini.

A i mungonte realisht Kategorisë Superiore Dinamo dhe çfarë do të ndodhë me kthimin e bluve në elitë pas një viti mungesë?

“Dinamo do t’i shtojë jo vetëm konkurrencën, por dhe bukurinë kampionatit shqiptar. Pasi kishte ngelë derbi Partizani – Tirana, tani do të shtohet edhe Dinamo dhe kështu që ky trekëndësh, pa i heq meritat ekipeve të rretheve, do t’i kthejë kryeqytetin kohët e mëparshme dhe bashkë me to dhe tifozët”, përfundon legjenda blu, Faruk Sejdini.

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)