Premier League/ Gafa e Salah dënon Liverpool-in, Bournemouth bën surprizën e madhe

Pas fitores madhështore me rezultatin 7-0 ndaj Manchester United, Liverpool rikthehet te humbja në Premier League. Të besuarit e trajnerit Jurgen Klopp u mposhtën në transfertë me rezultatin 1-0 në transfertë ndaj Bournemouth.

Edhe pse patën iniciativën kryesore, The Reds nuk mundën të konketizonin rastet shfaqura teksa të kundërtën bënë vendasit. Bournemouth shënoi në minutën e Billing në minutën e 28-të i cili nuk fali nga shumë pranë portës duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit Allison. Me shifrat 1-0 u mbyll pjesa e parë ndërsa në fraksionin e dytë, miqtë u futën në fushë me një tjetër ritëm duke kërkuar me ngulm golin e barazimit. Mundësia e artë iu shfaq Mohamed Salah i cili në minutën e 69-të u shfaq te pika e bardhë e penalltisë.

Mirëpo, egjiptiani gaboi krejtësist shënjestër duke mos gjetur as kuadratin kundërshtar. Pas këtij momenti, Liverpool u duk i “fikur” dhe i dorëzuar në fushë me rezultatin që nuk ndryshoi deri në fundin e lojës. Pas kësaj humbje, Liverpool mbetet në vendin e pestë me 42 pikë, ndërsa nga ana tjetër, Bournemouth renditet në vendin e 16-të me 24 pikë.

Related posts

Davide Ziu, talenti shqiptar firmos kontratën si profesionist me Renaten: Ëndrra ime të përfaqësoj Kombëtaren (video)

Flamurtari kërkon ngjitjen në elitë, transferon ish-futbollistin e Dinamos (ZYRTARIZIMI)

Krijoi faturë fiktive për llogari të Ilir Beqajt, SPAK vendos masë sigurie për ish-drejtorin e Partizanit