Premier League/ Çmenduri në “Emirates”, Arsenal bën mrekulli në minutën e 97′, Chelsea rikthehet te fitorja (video)

Arsenal përmbys në frymën e fundit Bournemouth, ndërsa në javën e 26-të të Premier League merr fitoren 3-2 ndaj Bournemouth. Sfida ishte shumë e luftuar, me Billing që shënoi që në minutën e parë për t’i dhënë avantazhin miqve. Në minutën e 57’ Bournemouth do të gjente sërish rrugën drejt rrjetës, me Senesi që realizoi golin e dytë për ekipin e tij.

Megjithatë “The Gunners” reaguan dhe në minutën e 62’ Partey ngushtoi diferencën, duke rihapur sfidën. White gjeti rrjetën në minutën e 70’ dhe barazoi për ekipin e Artetës. Arsenal nuk u ndal dhe në minutën e 90+8’ Nelson përmbysi gjithçka dhe i dha 3 pikët ekipit të tij. Wolves-Tottenham ishte një sfidë shumë e luftuar, me vendasit që morën 3 pikët me fitoren 1-0. Aston Villa merr fitoren minimale ndaj Crystal Palace, me miqtë të cilët luajtën me një lojtar më pak nga minuta e 62’.

Chelsea rikthehet te fitorja me Leeds United, duke dalë nga kriza e thellë ku ndodhej. Ekipi i Potter fitoi me rezultatin minimal 1-0, me golin e vetëm të kësaj sfide që erdhi në minutën e 53’ nga Fofana. Ndeshja ishte shumë e luftuar nga të dyja anët, por në fund “Blutë”e Londrës ia dolën të merrnin pikët e plota, ndërsa aktualisht renditen në vend të 10-të me 34 pikë. Nga ana tjetër Leeds United renditet në vend të 17-të me 22 pikë.

Related posts

Çfarë ndodhi?! Futbollisti i Andorrës nuk i mban lotët në prag të ndeshjes me Shqipërinë (video)

Në prag të ndeshjes me Andorrën, Sylvinho vendos të mos grumbullojë dy lojtarë (EMRAT)

Falje dhe më pas sulm frontal, Edi Martini në postim: Ndjesë për veprimin, sa për ato hienat që dalin nëpër studio i them që…