Stabilizohet gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili është prej 9 ditësh i shtruar në një spital privat në Tiranë.
Sipas informacioneve nga spitali, bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e Nanos sot është stabël, ndërsa vazhdon trajtimin. Lideri historik i Partisë Socialiste ndodhet në reanimacion, pasi vuan nga një sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike e quajtur ndryshe si SPOK.
Kjo është një sëmundje (patologji) që prek mushkëritë dhe mund të parandalohet. Karakterizohet nga një ngushtim (obstruksion) i parikthyeshëm ose pjesërisht i rikthyeshëm i rrugëve ajrore.
Cilët janë shkaktarët e kësaj sëmundje?
Duhanpirja është shkaku kryesor dhe më i zakonshëm. Njihen edhe faktorë të tjerë ndër të cilët përmenden: ndotja e ambientit, defiçitet e α1-antitripsinës, mosha, dieta ushqimore dhe aktiviteti i pakët fizik.