154
Lediana Prenga është një nga ish-konkurrentet më të përfolura të “Përputhen”, kjo për shkak të trekëndëshit që u krijua aso kohe mes saj Mevlanit dhe Antonela Berishës.
Mirëpo kjo histori tashmë i takon së shkuarës dhe Lediana ka vijuar një jetë të re.
Prej kohësh ajo ka lënë vend për aludime, përmes postimeve të saj në rrjetet sociale. Por së fundmi në një intervistë për ‘Prive”, ajo ka folur pa dorashka për të rejat që ka në jetën personale, ku pohoi se është në një lidhje të re dashurie. E bëhet fjalë për një djalë nga Kosova.