Prapaskena e zgjedhjes së Abilaliajt, Partizani pret Orges Shehin, 5 dhjetori do të vendosë gjithçka…

Arbër Abilaliaj mund të jetë konfirmuar për këtë sezon, por nuk është njeriu që do ti besohet një projekt afatgjatë, ashtu si ka në plan Partizani.

Në fund të sezonit Partizani do të futet sërisht në lojë për një trajner, ndoshta edhe më herët. E atëherë llogaritë fillojnë të bëhen të qarta. Klubi është duke pritur dikë: Orges Shehin. Akordi me ish-teknikun e Tiranës është në fuqi dhe palët kanë vazhduar kontaktin, në nivelet e larta. Në fakt, ajo që bën më tepër kuptim është se Partizani nuk ka qenë asnjëherë në kontakt me trajnerë të huaj, pavarësisht se ka patur profile nën vëzhgim.

Presidenti Demi nuk dëshiron më të punojë me të huaj dhe kërkon të kthehet në pistën shqiptar, me trajnerë që kanë treguar se janë të aftë të fitojnë. 46 vjeçari pret ende të marrë zgjidhja mosmarrëveshja e tij me klubin Tirana dhe në 5 dhjetor është caktuar seanca e gjyqit, në Dhomën e Zgjidhjeve të Konflikteve në FSHF.

Related posts

E FUNDIT/ Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri, Bashkia shet aksionet

U largua nga Vora, zbulohet klubi i ri i Jasmin Raboshtës

Ballkani bën “bingo”, transferon lojtarin i dalë nga akademia e Vllaznisë (POSTIMI)